Lindjet dhe Vdekjet në Kosovë 2010
Në bazë të informatave të grumbulluara për vitin 2010, në Kosovë janë regjistruar 33966 lindje, prej tyre 33751 të lindur të gjallë, ndërsa 215 të lindur të vdekur.
Ndërsa në bazë të informatave të grumbulluara për vitin 2010, të raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2010, në Kosovë janë regjistruar 7234 vdekje, prej tyre 4263 meshkuj apo 58.9% dhe 2971 femra apo 41.1%. 